8.1 C
Tetovo
E mërkurë, 14 Maj, 2025
BallinaLajmeBotaIncidenti me Alaska Airlines, Shtetet e Bashkuara bllokojnë 79 avionë Boing 737

Incidenti me Alaska Airlines, Shtetet e Bashkuara bllokojnë 79 avionë Boing 737

Bllokimi i avionëve pritet të prekë vetëm linjat amerikane, pa sjellë asnjë shqetësim për avionët që fluturojnë drejt Europës. Alaska tha se anuloi 160 fluturime të shtunën, duke prekur rreth 23,000 pasagjerë.

Incidenti i ndodhur me avionin që fluturonte drejt Alaskës solli bllokimin e 79 avionëve Boing 737 Max 9 nga United Airlines. Mijëra pasagjerë po përballen me anullimin e fluturimeve, të cilat pritet të rinisin javës që vjen. Rregullatori i aviacionit amerikan tha se 171 Boeing 737 Max 9 duhet kontrollen pasi një pjesë e trupit të avionit të Alaska Airlines u shkëput dhe ra nga lartësia këtë të premte. Inspektimet e kërkuara do të zgjasin rreth katër deri në tetë orë për avion, shkruan BBC.

Bllokimi i avionëve pritet të prekë vetëm linjat amerikane, pa sjellë asnjë shqetësim për avionët që fluturojnë drejt Europës. Alaska tha se anuloi 160 fluturime të shtunën, duke prekur rreth 23,000 pasagjerë.

Gjatë incidentit të së premtes, fluturimi 1282 i Alaska Airlines nga Portland, Oregon, në Ontario, Kaliforni, arriti në 4,876m kur filloi një zbritje emergjente, sipas të dhënave të gjurmimit të fluturimit. Pasagjerët në bord thanë se një pjesë e madhe e guaskës së jashtme të aeroplanit ra në tokë menjëherë pas ngritjes.

Imazhet e dërguara në media tregojnë qiellin e natës dhe dritat e Portlandit të dukshme përmes boshllëkut të krijuar Një pasagjer tha se hendeku ishte i gjerë sa një frigorifer, ndërsa një tjetër tha se këmisha e një fëmije ishte grisur nga era ndërsa avioni bëri uljen e tij emergjente.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments