14 C
Tetovo
E enjte, 1 Maj, 2025
BallinaLajmeBotaIncidente në marshimet e 1 Majit në Stamboll - Policia përleshet me...

Incidente në marshimet e 1 Majit në Stamboll – Policia përleshet me protestuesit, më shumë se 400 të arrestuar

Mbi 400 persona janë arrestuar ditën e sotme në Stamboll, Turqi pas protestave masive të mbajtura ditën e sotme në qendër të qytetit.

Dhe njëherë qyteti u çua në demostrata për të kërkuar kushte më të mira në punë, paga më të larta, por gjithashtu të motivuar dhe nga arrestimi i kryebashkiakut të qytetit, Ekrem Imamoglu.

Tubimet ishin organizuar nga artia kryesore e opozitës dhe sindikatat në anën aziatike të qytetit. Që prej ditës së djeshme, autoritetet bllokuan me barriera rrethuese sheshin Taksim, e njohur ndryshe si pika kryesore për mbajtjen e protestave masive qytetare.

Sipas asaj që raportohet në mediat turke, rreth 400 persona u arrestuan nga policia teksa po përpiqeshin të marshonin në drejtim të sheshit Taksim.

Mes të arrestuarve numërohen dhe 30 anëtarë të Partisë së Lirisë të Popullit, të cilët u përpoqën të thyenin barrierat rrethuese.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments