Deputetët që do të shkaktojnë ose marrin pjesë në incident në Kuvend, i nënshtrohen përgjegjësisë penale, thonë për Alsat, profesorët Svetomir Shkariq dhe Vllado Kambovski. Duke komentuar incidentin, ata thonë se nga videot shihet qartë se si kryetari i Komisionit, Arbër Ademi, gjuan sende ndaj deputetëve të opozitës.
“Ekziston, sepse ata kanë imunitet vetëm kur bëhet fjalë për lirinë e fjalës në Kuvend, që të mund të thotë gjithçka që mendon. Dhe imuniteti e mbron atë nga votimi. Ata mund të votojnë për çdo propozim pa bartur sanksione. Dhe, sa për dhunën, imuniteti nuk vlen, dhe i nënshtrohet Kodit Penal. Për dhunën zbatohet Kodi Penal.
Imuniteti nuk e mbron nga dhuna”, deklaroi Svetomir Shkariq-profesor.
“Nuk kanë imunitet për konfrontim fizik, lëndim trupor etj. Mendoj se këtu imuniteti i tyre lidhet absolutisht vetëm me shprehjen e lirë në Kuvend, por jo edhe me përleshjet fizike. Dhe nëse dhe për kë duhet të ketë përgjegjësi, për këtë nuk jam kompetent. A mendoni se të tillët nuk e kanë vendin në Kuvend, kush duhet të marrë vendime për qytetarët? Sigurisht, njerëzit që hyjnë në një shtëpi të tillë, duhet të merren parasysh…”, u shpreh Vlado Kambovski-profesor.
Një koment të shkurtër për ngjarjen ka bërë edhe kryetarja e Gjykatës Kushtetuese.
Mund të them vetëm se skena të tilla në Kuvend nuk janë shumë të bukura për vetë reputacionin e shtetit. Unë nuk hyj në atë pse ndodhi, kush e ka fajin…”, theksoi Dobrila Kacarska, Kryetare e Gjykatës Kushtetuese.
Sipas ekspertëve juridikë, që aktualisht marrin pjesë në shkollën juridike të ASHAM-it, në Ohër, incidente të tilla kanë ndikim negativ në zhvillimet aktuale të politikës së jashtme, rreth negociatave të Maqedonisë me Bullgarinë dhe integrimin e bllokuar evropian. Sipas profesorit Shkariq, dhuna në komision tregon se Kuvendit nuk duhet t’i lihet vetëm një Kodi Etik, që rregullon sjelljen e deputetëve, por duhet të parashikojë edhe dënime./Alsat.mk