8.8 C
Tetovo
E hënë, 31 Mars, 2025
BallinaLajmeImamoglu: Erdogani e ka shndërruar Turqinë në republikë frike

Imamoglu: Erdogani e ka shndërruar Turqinë në republikë frike

Lideri opozitar i Turqisë, Ekrem Imamoglu, e ka akuzuar presidentin e Turqisë, Recep Tayyip Erdogan se e ka kthyer Turqinë në “republikë të frikës”, duke shkatërruar institucionet demokratike dhe duke shtypur kritikët.

“Për vite, regjimi i Erdoganit është tërhequr prej llogaridhënies demokratike, ka heshtur mediat, i ka zëvendësuar kryetarët e zgjedhur me burokratë, e ka kontrolluar gjyqësorin dhe i ka manipuluar zgjedhjet”, ka shkruar Imamoglu përmes një kolumne të publikuar të premten në të përditshmen amerikane, New York Times.

Imamoglu, 53-vjeçar, kryetar i Stambollit, është duke u mbajtur në burgun e sigurisë së lartë, Marmara, prej kur është arrestuar javën e kaluar, nën akuza për korrupsion.

Ndalimi i tij në Stamboll ka nxitur protesta kombëtare, meqë mijëra njerëz kanë dalë nëpër rrugë, ndërsa qindra prej tyre, përfshirë gazetarë, janë ndaluar për pak kohë.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments