14 C
Tetovo
E shtunë, 21 Shtator, 2024
BallinaLajmeBota“Im atë urren Trump-in”, flet djali i 58-vjeçarit që dyshohet se tentoi...

“Im atë urren Trump-in”, flet djali i 58-vjeçarit që dyshohet se tentoi të vriste ish-presidentin amerikan

Djali i Ryan Wesley Routh, njeriu i dyshuar se do të kryente një atentat ndaj Donald Turmp, thotë se babai i tij nuk është njeri i dhunshëm dhe as që e besonte se ai mbante armë.

Në një prononcim të shkurtër për “DailyMail.com”, ai tha se dëgjoi nga media britanike për atentatin. “A është plagosur im atë? Është i lënduar?”, i tha ai gazetarit të “DailyMail.com” kur i telefonoi.

Më pas shtoi: “Im atë e urren Trump-in, si çdo njeri i arsyeshëm. Edhe unë nuk është se e kam shumë qejf”. Por shtoi se nuk mund ta besonte që do të arrinte deri këtu.

Reagimet vërshojnë, pas atentatit të dytë për të vrarë ish presidenti Trump në dy muaj. Republikani thotë se është i sigurt, pas incidentit në West Palm Beach të Floridas.

“Nuk mendoj se kjo do të jetë hera e fundit që do shohim të çmendur që përpiqen të bëjnë këtë gjë”. Kështu u shpreh eksperti Tim Clement teksa iu referuara tentativës së dytë për atentat ndaj Donald Trump.

Shërbimi sekret e qëlloi dhe arrestoi autorin e dyshuar disa kilometra larg fushës së golfit të Trump. Burimet ligjzbatuese konfirmojnë për CNN se personi i ndaluar është 58-vjeçari Ryan Wesley Routh.

“Ai është një individ që ka qenë shumë i zëshëm në platformat e rrjeteve sociale që të gjithë ne i përdorim, por më interesantja, ka publikuar vazhdimisht përpjekjet e tij për të rekrutuar luftëtarë për në Ukrainë”, shprehet John Miller, analist i inteligjencës në CNN.

Rekordet kliminale tregojnë se ai ka një historik me armëmbajtje të paligjshme dhe arrestime.

“Ky ishte një atentat për show”, shprehet Juliette Kayyem, analiste e sigurisë në CNN. 

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments