3.8 C
Tetovo
E premte, 10 Janar, 2025
BallinaLajmeIlire Dauti shkarkohet si kryetare e Komisionit, sepse e bllokonte Ligjin e...

Ilire Dauti shkarkohet si kryetare e Komisionit, sepse e bllokonte Ligjin e Branitellave

Me 61 vota PËR, kryesisht nga votat e Levicës dhe VMRO-DPMNE-së dhe 22 kundër, deputetët votuan interpelancën për Ilire Dautin, të dorëzuar nga Levica për të vlerësuar punën e saj si kryetare e Komisionit për Politikë Sociale pasi ajo vendosi të mos fusë në rend të ditës Ligjin për branitellat. Blerim Bexheti nga BDI iu drejtua deputetëve të VLEN-it dhe u tha se votimi i mosbesimit është meritë e tyre.Dauti në fjalimin e saj tha se kjo interpelancë synon të demonstrojë forcë dhe të diktojë punën e deputetëve që mendojnë ndryshe.

Interpelancën e zëvendëskryeministrit Izet Mexhiti e arsyetoi Blerim Bexheti, i cili tha se ai së bashku me zëvendëskryeministrin tjetër Ivan Stoillkoviq kanë kontribuar në përkeqësimin e marrëdhënieve ndëretnike në ditën e flamurit shqiptar.

Izet Mexhiti me kundërakuza ndaj BDI-së.

Koordinatori i Grupit Parlamentar të LSDM-së, Oliver Spasovski, në fillim të seancës tha se nuk do të përkrahin asnjë interpelancë sepse synojnë të krijojnë ndarje të reja etnike. Pas kësaj, grupi parlamentar socialdemokrat u largua nga seanca. Interpelancat, debati dhe votimi i tyre duhet të përfundojnë deri në mesnatë.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments