Deputetja e Aleancës për Shqiptarës Illire Dauti i ka replikuar VMRO-së në seancën e sotme plenare. Gjatë fjalimit të saj ajo shprehet se retorika e të gjithë deputetëve të VMRO-së është e njejtë dhe brenda 4 ditëve nuk zgjedhin mënyrë për të torturuar këtë foltore dhe abuzojnë me mendimin publik për 4 ditë të tëra, shkruan InfoShqip
“Gjithë kohën flisni se kjo qeveri është e dështuar që ka krim, ka korrupsion e pikën e rendit të ditës që është pikërisht për të shkarkuar përfaqësuesin apo anëtarin e qeverisë. Tani ju a jeni për shkarkim a nuk jeni për shkarkim? Sjeni të qartë, 4 ditë po abuzoni këtë foltore”
Në fjalën e saj Dauti I’u drejtohet kolegëve siç e thotë dhe ajo me shumë dashamirësi, të vendosin ku të përqëndrohen pasi sipas saj kanë mbetur mes Gruevskit dhe Apasievit.
“4 ditë po bllokoni këtë foltore njësoj siç po bllokoni bllokadën aktive që një vit, flisni për bllokim dhe ditën kur e patët shansin ditën kur u votua buxheti ju e bëtë të kundërtën, erdhët pikërisht ju dhe ndihmuat për tu kaluar. Ju tani a ka mundësi të përcaktoheni dhe të merrni formë politike, koleg e kam me shumë dashamirësi si subjekt politik keni mbetur mes Gruevskit dhe Apasievit, s’keni formë politike.”
Dauti vazhdon replikën e saj duke i’u drejtuar deputetëve të VMRO-së që të shqyrtojnë mënyrën e dashurisë ndaj kombit se edhe krimet më të mëdha ndodhin si pasojë e dashurisë së madhe.
“Në qoftë se me të vërtet e doni shtetin dhe kombin rishqyrtojeni formën, gjejeni formën dhe hajdeni flasim me Aleancën për Shqiptarët”, përfundon Ilire Dauti.