17.1 C
Tetovo
E premte, 20 Shtator, 2024
BallinaLajmeILIRE DAUTI: Qeveria i jep para shtesë KRRE-së, por refuzon ti risë...

ILIRE DAUTI: Qeveria i jep para shtesë KRRE-së, por refuzon ti risë pagat e arsimtarëve 

Deputetja nga radhët e Aleancës për Shqiptarët, Ilire Dauti, ka mbajtur fjalimin në seancën e Kuvendit për propozim planin financiar të KRE-së, ku pas disa ditëve diskutim për pagat e mësuesve dhe rritjes së çmimeve dje u zhvillua dhe seancë plenare në Kuvend.

Në fjalim e saj në seancën plenare, Dauti u shpreh se është e padrejtë të miratohet Propozim-plani financiar i Komisionit Rregullator për Energjetikë që ka planifikuar rritje të shpenzimeve, në ndërkohë që nuk pranohen kërkesat e mësimdhënësve, policëve, të punësuarve në shëndetësi etj, që pagat e tyre të rriten në mënyrë lineare me rritjen e pagës minimale.

“Të punësuarit në arsim kërkojnë paga dinjitoze, asgjë më shumë apo më pak se harmonizim të pagave të tyre në pajtueshmëri me rritjen e pagës minimale.” shprehet Dauti.

Nga ana tjetër Dauti potencon se KRE nëpërmjet një plani të vet kërkon të rriten çmimet me 16% në kuadër të gjithë planit financiar, por në të njejtën kohë nuk pranohen propozimet e të gjithë atyre të tjerëve që nuk ia dalin ti mbulojnë shpenzimet si rezultat i rritjes së shpenzimeve të domosdoshme për jetesë dhe rritjes të çmimit të energjisë elektrike.

“Në kuadër të këtij plani financiar për rritje të çmimeve me 16%, është propozuar edhe rritja prej 35% të energjisë së harxhuar nga ana e vetë KRE-së dhe kjo për vetë faktin se ky komision rregullator për më pak se dy vite ka arritur dhe ka rritur çmimin e energjisë elektrike për 30%. Mua më duhet ti potencoj rritjet e bëra brenda dy viteve pas inga eksponent të Qeverisë thonë se për këto dy vite nuk është rritur çmimi për 30%. Në gusht të vitit 2020 rritja e çmimit të energjisë elektrike ishte 7.6%, në korrik të vitit 2021 kisim rritjen tjetër prej 12.36%, në janar të vitit 2022 rritja e radhës prej 9.5%, që gjithsej nënkupton 30%.”

Dauti vazhdon më tej fjalën e saj: “Në bazë të këtij komisioni sot qytetari i Republikës së Maqedonisë së Veriut paguan faturën më të shtrenjtë energjetike krahasuar me disa shtete të rajonit. Të nderuar përfaqësues të KRE-së, nuk kam të drejtën morale të të jap leje dhe të votoj me karton të gjelbër për këtë plan financiar të këtij komisioni regulator që duhet të ulet dhe të shqyrtojë mundësinë sit ë bëjë të mundur që faturat të jenë të përballueshme për qytetarin e RMV-së.”- përfundon fjalimin deputetja e ASH-së Ilire Dauti.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments