-0.5 C
Tetovo
E shtunë, 23 Nëntor, 2024
BallinaOpinionIlir Mirena pas takimit të Kurtit me opozitën maqedonase: A i bie...

Ilir Mirena pas takimit të Kurtit me opozitën maqedonase: A i bie që edhe këta janë pro-rus

Analisti Ilir Mirena e ka quajtur mjerim të politikës kosovare, takimin e kryeministrit Kurti me krerë politikë shqiptarë nga Maqedonia e Veriut si: Arben Taravari, Kryetar i Aleancës për Shqiptarët (ASh) dhe i Komunës së Gostivarit, si dhe udhëheqësit e Lidhjes Evropiane për Ndryshim (LEN), Bilall Kasami, Kryetar i Lëvizjes BESA e i Komunës së Tetovës, Izet Mexhiti, Kryetar i Lëvizjes Demokratike dhe deputet, dhe Afrim Gashi, Kryetar i Alternativës.

Sipas Ilir Mirenës, kryeministri Kurti vuan nga obsesioni për të qenë lider kombëtar.

Ai tha se Kurti është takuar me partnerë të VMRO-së, duke u shprehur se ajo është parti pro-ruse dhe ngriti një pyetje se “a i bie që edhe këta janë pro-rus”.

“Takohet me partnerët e VRMO-së, ajo është parti pro-ruse, a i bjen që edhe këta janë pro-rus. Dmth me klasën më të ulët politike ta Maqedonisë shkon i thërret në zyrë edhe i thërret në emër të shtetit të Kosovës, kjo është e dëmshme. Pse nuk i takon në seli të partisë së vet, si VV me jep mbështetje e jo në emër të qytetarëve të Kosovës”, tha Mirena në Pressing, në T7, transmeton Express.

“Kjo është simptomë e një njeriu megaloman, i cili si duket vuan prej obsesioneve me kanë njëfarë lideri kombëtar”.

“Ato janë konë në të kaluarën, nuk mundesh me pas asi shtrirje as në Shqipëri e as në Kosovë, ti 60% e popullësisë nuk të don, e ti po mundohesh me u bë lider mbarë kombëtar”.

“Kjo fotografi është mjerim i politikës kosovare, politika kosovare nuk është përzi kurrë në ngjarjet në Maqedoni, nuk është përzi as Shqipëria”, u shpreh ai.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments