-0.2 C
Tetovo
E shtunë, 23 Nëntor, 2024
BallinaLajmeIlir Meta: Do shtojmë popullsinë, kam plan që ta çoj në 4...

Ilir Meta: Do shtojmë popullsinë, kam plan që ta çoj në 4 milionë numrin e shqiptarëve ?!

Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta me anë të një postimi në Facebook thotë se “kushtetuta dhe vullneti i sovranit të 2 Marsit do të mbretërojë përgjithmonë”.

Sipas tij, projekti i Partisë të Lirisë për “mbi 4 milionë shqiptarë të vërtetë në 2044” është i pakthyeshëm dhe i sigurt.

Meta shkruan se Kushtetuta do të rikthehet te votimi unanim me 140 vota sipas parimeve të Komisionit të Venecias.

“Ramaformën do ta hedhim në koshin e plehrave të historisë bashkë me “Dvoranët” e saj të shtrydhur dhe të keqpërdorur.

Kushtetuta dhe vullneti i sovranit të 2 Marsit do të MBRETËROJË përgjithmonë!

Projekti i “Rilindjes” për “1 milionë shqiptarë” ndalon shumë shpejt dhe projekti i Partisë të Lirisë për “mbi 4 milionë shqiptarë të vërtetë në 2044″ është i pakthyeshëm dhe i sigurtë.

Kushtetuta do të rikthehet te votimi unanim me 140 vota sipas parimeve të Komisionit të Venecias. Prokuroria me 69 vota dhe betim të anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese te Lana do të flaket në Lanë përgjithmonë”, shkruan Ilir Meta.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments