Deputetët e VMRO-DPMNE-së me afishe ku mes tjerash shkruhet “Ik atje, hej sus” kanë pritur sot kryetarin e Kuvendit Talat Xhaferi. Kjo pasi në publik u shfaq një video në të cilën pretendohet se Xhaferi iu bërtet disa punonjësve në Kuvend. Nga VMRO-DPMNE-ja opozitare kërkojnë falje dhe dorëheqje nga Xhaferi.
“Nëse Xhaferi nuk merr përgjegjësi për këtë sjellje, do t’i tregojë të gjithë deputetëve se Kodi i Etikës në të cilin të gjithë bashkë kemi punuar, nuk vlen më në legjislativ”, tha mes tjerash deputeti Panço Minov nga VMRO-DPMNE.