Kryetari i komunës së Haraçinës, Ridvan Ibrahimi sot iu është bashkëngjitur protestuesve para zyrave të EVN-së në Shkup, përcjell TV21. Ibrahimi thotë se është e paparanueshme që banorët për dy ditë të lihen pa rrymë elektrike. Ai bëri apel deri tek kompania që të përmbush obligimet ndaj qytetarëve dhe sa më shpejtë të sanojnë problemin.Është e papranueshme që në ditë të sodit të ballafaqohen gjithë këta qytetarë me një padrejtësi shumë të madhe. Në vazhdimësi po e përcjellim situatën, nuk e di i kujt është qëllim, kujt i konvenon që situata të eskalojë, është e papranueshme sjellja jonjerëzore e kompanisë së EVN-së. E ka për obligim kompania e EVN-së që të merr masa urgjente, të vendos rend dhe rregull sikur në të gjitha komunat tjera, vetëm këtë po e kërkojmë, asgjë më tepër”, tha mes tjerash Ibrahimi.