Fundjava e kaluar ka shënuar dhe temperatura rekord në shtetet e Skandinavisë. Mediat e huaja bëjnë me dije se në disa vende, termometri shkoi deri në 34 gradë, që është shifër e pazakonshme për Evropën Veriore.
Temperaturat e fundit u shënuan pasi instituti kombëtar meteorologjik i Finlandës e regjistroi temperaturën mesatare më të lartë për muajin qershor që nga koha kur kishin filluar matjet më 1844.
Kevo, në pjesën veriore të Finlandës, të dielën regjistroi temperaturë 33.6 gradë, që është më e larta që nga viti i largët, 1914, kur ishte shënuar temperatura 34.7 gradë.
Gjithashtu temperatura rekord janë shënuar dhe në disa pjesë të Suedisë gjatë muajit qershor.
Instituti meteorologjik i Norvegjisë regjistroi temperaturë 34 gradë në Saltdal, rajon që shtrihet afër Qarkut Polar.
Kjo ishte temperaturë rekorde për Norvegjinë këtë vit dhe vetëm 1.6 gradë larg rekordit norvegjez të të gjitha kohërave.