24.8 C
Tetovo
E premte, 25 Korrik, 2025
BallinaLajmeI ngritet padi kryetarit të Komunës së Kriva Pallankës dhe dy zyrtarëve...

I ngritet padi kryetarit të Komunës së Kriva Pallankës dhe dy zyrtarëve tjerë për keqpërdorim të detyrës zyrtare

SPB Kumanovë ka paraqitur kallëzim penal kundër K.P. (59), M.K. (41) dhe S.M. (38), të gjithë nga Kriva Pallanka, për shkak të dyshimeve të bazuara për kryerjen e veprës penale “keqpërdorim i pozitës dhe autorizimeve zyrtare”.

I pari i kallëzuar, K.P., i punësuar në komunën e Kriva Pallankës, në kundërshtim me Ligjin për ndërtim dhe në kundërshtim me detyrat dhe obligimet e tij të punës, ka përgatitur vendim për ndryshim të investitorit, megjithëse afati i lejes ndërtimore që kishte investitori kishte skaduar.

E dyta e kallëzuar, M.K. – udhëheqëse e Sektorit për Urbanizëm, Komunikacion dhe Mbrojtje të Mjedisit Jetësor në Komunën e Kriva Pallankës, në kundërshtim me detyrat dhe obligimet e saj të punës, nuk ka kryer mbikëqyrjen dhe kontrollin e nevojshëm mbi vendimin për ndryshim të investitorit dhe duke e nënshkruar atë, e ka aprovuar si të vlefshëm, duke i mundësuar G.S. nga Kriva Pallanka të vazhdojë ndërtimin e mëhershëm të një shtëpie me hapësirë afariste pa pasur një leje të vlefshme për ndërtim.

I treti i kallëzuar, si kryetar i Komunës së Kriva Pallankës, nuk ka kryer mbikëqyrjen dhe kontrollin e nevojshëm mbi vendimin e lëshuar për ndryshim të investitorit dhe me nënshkrim ose me facsimile dhe vulë të komunës e ka aprovuar atë si të vlefshëm.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments