Pas informacioneve për destabilizim eventual të shtetit, kryeministri Hristijan Mickoski, pret provokime në baza ndëretnike. Thotë se në vjeshtë do të hapen më shumë hetime kundër personave që janë pasuruar me para të popullit, por njëkohësisht hodhi poshtë mundësinë se bëhet fjalë edhe për hajkë politike. Sipas tij, strukturat e tilla kanë përvetësuar qindra miliona euro dhe me ato para do të paguajnë grupe që të krijojnë incidente, për shkak se nuk do të kenë mundësi që të organizojnë protesta të gjata.“Nga sjellja e tyre mund të përfundojmë se janë të pafuqishëm të mobilizohen dhe magnetizojnë protesta afatgjate, e tillë është analiza jonë, pa shkaktuar incidente ndëretnike, urrejtje etnike, padurim etj. dhe për këtë shkak në periudhën që vijon do të ketë provokime”, tha Hristijan Mickoski – kryeministër i RMV-së.