7.3 C
Tetovo
E hënë, 26 Maj, 2025
BallinaKulturë​I jepet lamtumira e fundit regjisorit të njohur Piro Milkani

​I jepet lamtumira e fundit regjisorit të njohur Piro Milkani

Piro Milkani, një nga kineastët e parë të kinematografisë shqiptare, mbylli sytë përgjithnjë të shtunën në mbrëmje në moshën 86-vjeçare.

“Iku babai, shoku dhe kolegu im”, shkroi djali i tij, Eno Milkani, në një postim në rrjetet sociale ku njoftoi ndarjen nga jeta të të atit, i cili u përcoll këtë mesditë në banesën e fundit.

Piro Milkani u lind më 9 dhjetor 1939 në qytetin e Korçës dhe qysh herët u dallua talenti i tij i rrallë në kinematografi.

Pas studimeve në Akademinë e Arteve të Bukura në Pragë, u kthye në Shqipëri, ku nisi punë në Kinostudion “Shqipëria e Re”, fillimisht si operator dhe më pas si regjisor, ku la gjurmë të thella në historinë e filmit shqiptar me mbi 20 filma e dokumentarë, ku pasqyronte realitetin e shoqërisë dhe reflektonte kritikat për problemet e kohës, duke i dhënë filmit shqiptar dimensione njerëzore, psikologjike dhe shoqërore, raporton Tochannel

Filma si “Trishtimi i zonjës Shnajder”, “Kur zbardhi një ditë”, “Zonja nga qyteti”, “Ballë për ballë”, Shtigje lifte, Ngadhënjim mbi vdekje mbajnë vulën e regjisë së tij.

Milkani u nderua me tituj dhe çmime të shumta, përfshirë titullin “Artist i Popullit” dhe medaljen “Ambasador i Filmit Shqiptar”.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments