Deputeti Hysni Ismaili thotë se ka ngrirë aktivitetet e tij te partia “Alternativa”, por akoma nuk ka vendosur nëse do t’i bashkohet apo jo, partisë së themeluar ditë më parë nga ish bashkëpartiaku i tij, Skender Rexhepi-Zejd.
LAJM: Ka pasur shumë zëra për largimin tuaj nga “Alternativa”. A vazhdoni akoma të jeni në këtë parti?
Hysni Ismaili: Aktualisht i kam ngrirë aktivitetet, të shohim si do të zhvillohen ngjarjet. Kemi debat të brendshëm. Do të shohim se do të zhvillohen punë dhe të marrim ndonjë përfundim.
LAJM: A i keni njoftuar organet partiake për vendimin?
Hysni Ismali: Po! Kam nënshkruar unë, kur u prononcuar dega e Tetovës.
LAJM: Për kryetarin e degës i keni ngrirë aktivitetet?
Hysni Ismaili: Po, sepse unë qendroj pas degës time, sepse ata janë lidhur me mua dhe unë nuk mund t’I tradhëtoj.
LAJM: Këto ditë u themelua partia e bashkëpartiakut tuaj të deritanishëm, Skender Rexhepi-Zejd. A ka gjasa ju dhe dega e Tetovës, t’i bashkoheni partisë së tij?
Hysni Ismaili: S’kemi biseduar dhe s’kemi menduar. Nuk besoj, porn ë politikë asnjëherë mos thuaj asnjëherë .
LAJM: A keni kontakte me z.Rexhepi?
Hysni Ismaili: Jo…fare s’kam!