25.2 C
Tetovo
E diel, 27 Korrik, 2025
BallinaLajmeHyn në fuqi masa e përkohshme e Kushtetueses ndaj deputetëve

Hyn në fuqi masa e përkohshme e Kushtetueses ndaj deputetëve

Ka hyrë në fuqi sot, më 27 korrik 2025, vendimi i Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Kosovës, përmes të cilit u ndalohet çdo vendim dhe veprim i deputetëve të zgjedhur të Kuvendit të Republikës së Kosovës, lidhur me Seancën Konstituive.

Masa e përkohshme hyn në fuqi më 27 korrik 2025, me kohëzgjatje deri më 8 gusht 2025.

Në vendimin e saj, Gjykata Kushtetuese konsideron që nëse nuk vendoset masa e përkohshme ex officio ndaj vendimeve dhe veprimeve të deputetëve të zgjedhur të Kuvendit të Republikës së Kosovës pas datës 26 korrik 2025, çdo vendim dhe veprim i ndërmarrë pas kësaj date deri në vendimmarrjen e Gjykatës lidhur me kërkesat mund të shkaktojë dëme të pariparueshme për rendin kushtetues të Republikës së Kosovës dhe funksionimin e institucioneve kyçe në Republikën e Kosovës.

Ndryshe dje përsëri ka dështuar përpjekja për konstituimin e Kuvendit të Republikës së Kosovës. Kryesuesi i seancës, Avni Dehari, ndërpreu seancën dhe tha se pret vendimin e Gjykatës Kushtetuese./rtk

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments