12.6 C
Tetovo
E mërkurë, 21 Maj, 2025
BallinaLajmeBotaHungaria tërhiqet nga gjykata e Hagës.Qeveria: Fletëarresti për Netanyahun, vendim politik

Hungaria tërhiqet nga gjykata e Hagës.Qeveria: Fletëarresti për Netanyahun, vendim politik

Parlamenti i Hungarisë miratoi të martën projektligjin që mundëson fillimin e tërheqjes njëvjeçare nga Gjykata Ndërkombëtare Penale (GJNP).

Votimi formalizon procesin e filluar në Prill nga kryeministri Viktor Orbán, i cili njoftoi se vendi do të largohej nga gjykata që ndjek penalisht ata që akuzohen për krime lufte, krime kundër njerëzimit dhe gjenocid.

“Hungaria kundërshton me vendosmëri përdorimin e organizatave ndërkombëtare, në veçanti gjykatave penale, si instrumente të ndikimit politik”, thuhet në projektligj.

Sipas kryeministrit Orbán, gjykata nuk është më “e paanshme”, por më tepër një “gjykatë politike”.

Budapesi ka hedhur poshtë urdhër-arrestin e GJNP-së ndaj kryeministrit izraelit Benjamin Netanyahu, i cili akuzohet për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit gjatë luftës Izrael-Hamas në Gaza.

Në Mars, Hungaria e kundërshtoi urdhrin kur Netanyahu vizitoi Budapestin për një udhëtim të rrallë jashtë vendit.

Në përgjigje GJNP-ja nisi procedurat e mosrespektimit të urdhrit kundër Hungarisë.

Klan News

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments