15 C
Tetovo
E enjte, 24 Prill, 2025
BallinaLajmeHumori politik anglez në RMV-Blerim Bexheti-deputet i BDI-së: Kërko falje! Mickoski: U...

Humori politik anglez në RMV-Blerim Bexheti-deputet i BDI-së: Kërko falje! Mickoski: U kërkoj falje shqiptarëve që më herët nuk e çuan BDI-në në opozitë

Blerim Bexheti nga BDI i tha Hristijan Mickoskit që të kërkojë falje që siç tha, është njerëzore, etike e politike kërkim falja për qasjen që kryeministri ka, për të cilën u kundërpërgjigj Mickoski. Ky i fundit tha se u kërkon falje shqiptarëve që me herët nuk e dërguan BDI-në në opozitë.

“Është njerëzore, është etike, është politike, për të gjitha këtë çështje politike që them, ju edhe të kërkoni falje për këtë qasje”, tha Bexheti.

“Kohë më të gjatë jeni ju, nëse dikush duhet të kërkojë falje, ju duhet ta shfrytëzoni atë moment, unë po, vërtet kërkoj falje që në këtë shtet më herët nuk ju dërguan në opozitë. Po kërkoj falje. Ja i kërkoj falje votuesit shqiptar, që më herët nuk ju dërguan në opozitë”, tha Mickoski.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments