Pas skandalit që ka zbuluar BIRN në hulumtimin e saj të fundit për ndërtimet e egëra në Tetovë ku bashkëpuntor është komuna e Tetovsë, ka reaguar edhe kryetari i Degës së BDI-së, Faton Ahmeti
Ai thotë se gjendja në komunën e Tetovës është alarmante si dhe krimi, korrupsioni janë sinonim i Bilall Kasamit.
“Gjendja alarmante e Tetovës në të gjitha fushat.
Krimi dhe korrupsioni janë sinonim i funksionimit të Bilall Kasamit!” ka shkruar Ahmet
Nga ana tjetër shefi i Urbanizmiz të komunës së Tetovës, Rilind Selmani për BIRN është shprehur më mirë tua marrim paratë se sa tua prishim ndërtimet.
“Më mirë t’i marrim paratë (nga taksat komunale), sesa të prishim”, komentoi për BIRN Rilind Selmani, njeriu i parë i Sektorit të urbanizmit në Tetovë, në pyetjen se përse lejohet ndërtimi dhe më vonë edhe legalizimi i këtyre ndërtesave.
Ndryshe në komunën e Tetovës çdo ditë inspektorati Administrativ po vazhdon kondrollet në sektorin e Urbanizmit për shkak shumë shkeljeve të procedurave për legalizim. /TS/