4.4 C
Tetovo
E enjte, 5 Dhjetor, 2024
BallinaLajmeHuatë nga Kina, borxhi i Malit të Zi 80 % të GDP-së

Huatë nga Kina, borxhi i Malit të Zi 80 % të GDP-së

Pak në veri të kryeqytetit të përgjumur të Malit të Zi, Podgoricës, punëtorët po hapin tunele në malet që i japin emrin vendit. Puna është e madhe dhe e diskutueshme.

Autostrada, duhet të lidhë portin e Barit në Adriatik, me kryeqytetin serb, Beograd, e ka qenë simbol i dëshirës së Malit të Zi për të ndërtuar një shtet edhe para se të shpallte pavarësinë në 2006.

Por, ndërtimi problematik është shembull i investimeve të polemizuara të Kinës në portat e BE dhe grackave të financimit të projekteve të mëdha infrastrukturore me hua nga Pekini.

Huaja e marrë prej qeverisë malazeze nga Kina, për të financuar rrugën, është rreth 1.3 miliardë euro dhe e ka çuar borxhin publik të vendit nga 63 për qind e GDP në 2012, në thuajse 80 për qind. Nëse autostrada nuk do të ish-ndërtuar, borxhi do të kish rënë në 59 për qind të GDP sipas FMN.

Por nëse Mali i Zi do të falimentojë, kushtet e kontratës për huanë, i japin Kinës madje të drejtën e aksesit në tokë malazeze si kolateral. Ndaj, ky investim konsiderohet nga shumëkush si shumë i rrezikshëm për Malin e Zi.

Ndërkohë, investimet kineze në Ballkan, janë në qendër të diskutimeve këtë javë, kur kryeministri kinez, Li Keqiang, diskuton në Kroaci me 16 liderë vendesh nga Evropa Lindore.

Vetë kryeministri kinez kishte thënë para udhëtimit se vendi i tij, do të thellojë bashkëpunimin e tij me vendet evropiane. Por, shumë diplomatë në Bruksel, dhe vende anëtare të BE, janë të shqetësuar se Kina, po përpiqet ta shfrytëzojë të ashtuquajturin format 16+1 si një kalë troje, për të ndarë BE dhe për të dobësuar vendet vulnerable të Ballkanit.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments