13.1 C
Tetovo
E premte, 20 Shtator, 2024
BallinaLajme “Huamarrjet mes qeverive, praktikë në BE”, Gir: Qeveria tregon përparim të mirë...

 “Huamarrjet mes qeverive, praktikë në BE”, Gir: Qeveria tregon përparim të mirë në rrugën drejt BE-së

Euroambasadori Dejvid Gir në intervistë për REL e përshëndeti progresin e qeverisë së RMV-së në rrugën drejt BE-së. Sipas tij, progres të konsiderueshëm është arritur jo vetëm në debatet për agjendën reformuese por edhe në vetë procesin e reformave, që zhvillohet në mënyrë pozitive brenda kësaj periudhe të shkurtër pas formimit të qeverisë së re. Në lidhje me amendamentet kushtetuese, Gir theksoi se tashmë ka zgjidhje në tavolinë. Ai rikujtoi për negociatat intensive që u zhvilluan në vjeshtën e vitit 2020 të cilat kulmin e arritën me marrëveshjen që u arrit më 22 korrik 2022. Gir foli edhe për kompromiset e bëra nga dy palët për të arritur kjo marrëveshje që e vlerësoi si marrëveshja më e mirë në atë kohë.

“A do të mundej kjo qeveri të arrinte një marrëveshje më të mirë? Unë personalisht dyshoj. Kjo është çështja mes dy qeverive por dyshoj se një gjë e tillë mund të arrihet. Nuk shoh disponim në Bruksel për rishqyrtim të kornizës negociuese që është baza e negociatave. Siç po them, ka zgjidhje në tavolinë. Do të ishte mirë tani të lëvizim drejt kësaj zgjidhjeje”, theksoi Dejvid Gir, euroambasador.

Gir foli edhe për huamarrjen nga gjysmë miliard euro nga Hungaria, çështje që shkaktoi shumë reagime në opinion. Edhe pse nuk mund të komentojë detaje konkrete në lidhje me të, Gir konfirmoi se huamarrjet e këtilla janë praktikë e zakonshme në vendet e BE-së. Për 700 milionë euro nga BE-ja për rritjen e Ballkanit perëndimor shtoi se qeveria e re shkëlqyeshëm e ka bërë detyrën e saj.

“U angazhuan tërësisht. Në Bruksel do të ketë negociata shtesë me vendet anëtare të BE-së. Por unë jam optimist se në fillim të vjeshtës kjo do të mbarojë dhe se BE-ja do të fillojë ta përkrahë Maqedoninë me fondet perëndimore”, tha Dejvid Gir, euroambasador.

Euroambasadori tha se BE e përkrah korridorin 8 që e lidh Adriatikun me Detin e Zi, dhe korridorin 10 që i lidh Veriun dhe Jugun përmes Maqedonisë. Shtoi se BE investon në dy korridoret si pjesë e rrjetit transeuropian dhe se do të vazhdojnë të bisedojnë me qeverinë për mënyrën më të mirë për përkrahje dhe për përshtatje të këtyre projekteve.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments