Lideri i VMRO-DPMNE-së dhe mandatari për formimin e Qeverisë së re në vend, Hristijan Mickoski, sot në Kuvend duhet të paraqesë propozimin e qeverisë dhe programin për punën e saj.
Kryeparlamentari Afrim Gashi më pas pritet të caktojë seancën parlamentare për zgjedhjen e qeverisë së re të shtunën në orën 11:00 dhe ajo duhet të përfundojë më së voni deri në mesnatën e së dielës.
Se sa do të zgjasë kjo seancë do të varet nga numri i deputetëve të regjistruar për të folur dhe debati në sallën plenare.
Në Qeverinë e re që do të udhëhiqet nga VMRO-DPMNE do të jenë edhe partitë e koalicionit “Vredi” dhe ZNAM, të cilat tashmë kanë shpallur propozimet e tyre për ministra.
Mickoski premtoi se si kryeministër do të luftojë për arritjen e qëllimeve strategjike siç janë anëtarësimi në Bashkimin Evropian dhe marrëdhëniet e mira me partnerët strategjikë, se nuk do t’i nënshtrohet temave që përçajnë dhe se do të fokusohet në problemet dhe varfërinë e qytetarët.
Ai po ashtu tha se nuk do të lejojë që VMRO-DPMNE të kthehet në LSDM, e Vredi në BDI.
Ai u tha zyrtarëve të rinj të “përveshin mëngët” dhe theksoi se askush nuk do të lejohet të tërhiqet sepse do të zëvendësohen.
LSDM bëri thirrje për bashkim kombëtar dhe tha se do të jetë e hapur për dialog për të gjitha çështjet kryesore për vendin.