Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Jeffrey Hovenier, tha se implementimi i plotë i marrëveshjes së arritur në Ohër, mes Kosovës e Serbisë, është i rëndësishëm.
Ai gjatë një prononcimi të shkurtër për mediat, tha se në qëndrimin e tij të në lidhje me zgjedhjet në veri, ka theksuar nevojën për implementimin e plotë të marrëveshjes së Ohrit.
“Mbrëmë kemi dhënë një qëndrim, aty theksohet nevoja për implementimin e plotë të marrëveshjes së Ohrit dhe këtë e presim”, tha ai.
Hovenier, ka takuar edhe gjeneralin e brigadës së Iowas, Stephen Osborn.
Hovenier, përmes një postimi në rrjetin social Twitter, tha se e mbështet planin 10-vjeçar të Forcës së Sigurisë së Kosovës për t’u bërë një forcë shumë-etnike, profesionale, e ndërveprueshme nga NATO-ja për mbrojtjen territoriale.