13.1 C
Tetovo
E enjte, 15 Maj, 2025
BallinaLajme​Hovenier: Gjendja në veri të Kosovës është shqetësuese, nevojitet de-përshkallëzim i situatës

​Hovenier: Gjendja në veri të Kosovës është shqetësuese, nevojitet de-përshkallëzim i situatës

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Jeffrey Hovenier ka theksuar nevojën për de-përshkallëzimin e situatës në veri.

Ambasadori Hovenier pas takimit me presidenten Vjosa Osmani të hënën, është shprehur thellësisht i shqetësuar për mundësitë e dhunës në katër komunat veriore, derisa nënvizoi sërish se institucionet e Kosovës duhet të shmangin rrethanat kur kryetarët e komunave hyjnë në ndërtesa publike përmes përdorimit të forcës.

“Sapo u takova me presidenten Osmani me kërkesë të saj, ne folëm për situatën e tanishme në veri dhe shqetësimin tonë të përbashkët për mundësinë e dhunës dhe nevojën për de-eskalim. Unë kam pasur një takim më herët së bashku me kolegun tim ambasadorin Szunyog, ne i kishim ftuar të katër kryetarët e komunave nga veriu i Kosovës të na bashkohen, kryetarët e Zubin Potokut dhe Zveçanit na u bashkuan dhe ne biseduam me ta edhe për situatën, ne jemi thellësisht të shqetësuar, do e përsëris, nuk është mister që qeveria e Shteteve të Bashkuara dhe qeveritë e QUINT-it kanë thënë të gjitha se ne besojmë se është e rëndësishme të shmangim rrethanat kur zyrtarët publikë hyjnë në ndërtesa publike përmes përdorimit të forcës, ky mbetet qëndrimi ynë”, theksoi ai.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments