Komisioni për sëmundje ngjitëse sot pritet të propozojë protokolle të reja për punën e hotelierëve. Restorantet, jo deri në fund të vitit, por shumë më herët do të mund të organizojnë dasma, por Komisioni edhe për këtë do ta ketë fjalën e fundit.
Hotelierët, sipas ministrit të Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi edhe përkundër asaj që nuk janë mbyllur me vendim të Qeverisë, është me rëndësi që edhe për të ftuarit edhe për turistët e huaj të punojnë në përputhje me protokollet e Komisionit për Sëmundje Infektive.
Bekteshi dje sqaroi se në mbledhje të Qeverisë, e angazhuan ministrinë e Shëndetësisë t’i propozojë Komisionit protokolle të reja, të cilat, të njejtat do t’i miratonin më vonë.
“Kjo temë dje u diskutua në seancën e Qeverisë. Ne e obliguam Ministrinë e Shëndetësisë që të propozojë Komisionet, protokolle të reja. Ne presim që sot ose nesër, më së voni, të kemi propozime të tilla, që sigurisht do t’i miratonim, duke pasur parasysh që hotelet nuk janë të mbyllura me vendim të Qeverisë. Për objektet hotelerike që organizojnë dasma, ne do të presim për sugjerimin nga Komisioni. Jam i bindur që jo deri në fund të këtij viti, por shumë më herët, ata mund të funksionojnë”, tha Bekteshi.
Ministria e Ekonomisë në bashkëpunim me hotelierët dhe Odën e tyre kanë parashtruar propozim-protokolle në Komisionin për sëmundje ngjitëse, dhe pritet të shqyrtohen nga Komisioni, e më pas t’i propozohen Shtabit të krizës dhe Qeverisë, për t’u miratuar.
Siç theksoi ministri i Ekonomisë, bëhet fjalë për pothuajse të njejtat protokolle sipas të cilave ai beson se mund të punojnë edhe hotelierët tanë. Në pajtim me rekomandimet e OBSH-së, sqaron, ato janë masat kryesore të cilat duhet të respektohen, përfshirë objektet hotelierike dhe hotelet: mbajtja e distancës, dezinfektimi…
Lidhur me mbështetjen ekonomike për restorantet, Qeveria dje solli Dekret për zbatim të Ligjit për taksa komunale gjatë gjendjes së jashtëzakonshme, me çka mundëson mbështetje ekonomike për objektet hotelierike të cilat pësuan dëme në punën e tyre për shkak të zbatimit të masave për parandalim të përhapjes së koronavirusit.
Sipas Dekretit, ndryshohet llogaritja dhe pagesa e taksës komunale për shfrytëzim të hapësirës para hapësirave afariste, dhe në vend që e njejta të paguhet prej 5 deri 15 denarë për m2 në ditë, propozohet të paguhet prej 1 deri 15 denarë për m2 në ditë për periudhën e gjendjes së jashtëzakonshme.
Gjithashtu, me ndryshimet e miratuara dhe plotësimet e programit për zhvillim të turizmit për vitin 2020 me program për subvencione për bashkëfinancim të ngjarjeve, trajnimeve, seminareve dhe konferencave Qeveria do të bashkëfinancojë shpenzime për organizim të ngjarjeve, trajnimeve, seminareve dhe konferencave deri 50 për qind të shpenzimeve, por jo më shumë se 30.000 denarë.
Qëllimi është mbështetja e hoteleve vendore dhe tejkalimi i efekteve nga koronavirusi, si dhe rikuperimi i ekonomisë në vend.
Të premten, sipas ministrit, qytetarët me të ardhura të ulta do të informohen me vendosjen në funksion të platformës në të cilën hotelierët do të ofrojnë shërbimet e tyre për përdorimin e kuponëve me vlerë 6.000 denarëve. “Edhe qytetarët që do të marrin kartelat e pagesës prej 9.000 denarëve, të papunësuarit dhe qytetarët që marrin ndihmë sociale, do të jenë në gjendje t’i përdorin ato në agjencitë turistike dhe hotelet”, tha Bekteshi. ab/