Në Teatrin Kombëtar të Operas dhe Baletit, kanë nisur të mbahen homazhet për shkrimtarin më të madh shqiptar Ismail Kadarenë.
Arkëmorti ka mbërritur në ambientet e TKOB, ndërsa vajza e tij, Besiana Kadare shihet e përlotur. Krerët më të lartë të shtetit, politikës e personalitete të artit do të marrin pjesë në homazhe.
Ismail Kadare u nda nga jeta mëngjesin e 1 korrikut në moshën 88-vjeçare.