12.9 C
Tetovo
E premte, 24 Tetor, 2025
BallinaSportHistorike! Një autogol në fund i jep fitoren e parë Shkëndijës në...

Historike! Një autogol në fund i jep fitoren e parë Shkëndijës në një kompeticion europian (VIDEO)

Shkëndija ka arritur një fitore historike në ndeshjen e dytë të Conference League përballë skuadrës së Shelbourne brenda në Shkup.

Sfida e transmetuar drejtpërsëdrejti në DigitAlb nisi mjaft mirë për kuqezinjtë, të cilët provuan disa herë që të gjenin golin e avantazh, por miqtë irlandezë arritën të mbroheshin siç duhet, deri në momentin e fundit kur Barret shënoi në portën e tij pas presionit të vazhdueshëm të skuadrës së Beqirit.

Kjo është fitorja e parë e kuqezinjve të Tetovës në arenën europiane, pasi në ndeshjen e parë u mposhtën 0-2 nga Rayo Vallecano.

Sfida e radhës për Shkëndijën do të jetë sërish në Shkup, ku kësaj radhe do të presin skuadrën që eliminoi Dinamon, Jagiellonian më 6 nëntor.

Rezultati:

SHKËNDIJA 1-0 SHELBOURNE

Barret (A.G) 90+2′

Shkëndija 1-0 Shelbourne – Paddy Barrett own goal 90'+2'
byu/atbg1936 insoccer

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments