7.6 C
Tetovo
E enjte, 28 Nëntor, 2024
BallinaLajme“Hiqni vizat për Kosovën”/ Eurdeputetët i dërgojnë kërkesë Gjermanisë

“Hiqni vizat për Kosovën”/ Eurdeputetët i dërgojnë kërkesë Gjermanisë

Deputetët e Parlamentit Evropian 33 veta, kanë nënshkruar një letër përmes të cilës kanë kërkuar nga kancelarja gjermane Angela Merkel të vendosë në agjendë të Këshillit Evropian çështjen e liberalizimit të vizave për Kosovën.

Lajmin e ka bërë të ditur përmes një postimi në Twitter, eurodeputeti Ilhan Kyuchyuk, që bashkëngjit edhe dokumentin me nënshkrimet e deputetëve.

“Së bashku me Viola von Cramon (raportuesen e Kosovës në Parlamentin Evropian) dhe kolegët e tjerë, kemi dërguar një letër tek (kancelarja) Angela Merkel me kërkesen për të vendosur në agjendë të presidencës gjermane të Këshillit Evropian çështjen e tej-zgjatur të libëralizimit të vizave për Kosovën”, thuhet në postim.

Gjermania pritet të marrë udhëheqjen e Këshillit Evropian që nga 1 korriku.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments