11.9 C
Tetovo
E hënë, 16 Shtator, 2024
BallinaLajmeHidhet poshtë Ligji për lojërat e fatit, Pushteti paralajmëron zgjidhje të re...

Hidhet poshtë Ligji për lojërat e fatit, Pushteti paralajmëron zgjidhje të re ligjore

Dështoi edhe kjo përpjekje e deputetëve të Frontit Europian që të sillet Ligji për lojërat e fatit. Propozimi u hodh poshtë pasi deputetët e Komisionit ligjvënës juridik me 9 vota pro dhe 2 kundër votuan se ky ligj është i papranueshëm dhe se nuk duhet të shkojë në procedurë të mëtutjeshme. Ilire Dauti është një nga propozuesit e këtij ligji dhe tha se teksti i propozuar rregullon se ku dhe në cilët vende mund të ketë bastore

Dauti shpjegoi se propozim Ligji gjithashtu parasheh që edhe pronarët e objekteve të lojërave të fatit të paguajnë për çdo vendosje të emrit dhe paneleve reklamuese. Tha se me shumë gjasa nuk dëshirohet të rregullohet kjo lëndë për shkak se edhe vet shteti merr shumë para.

Pushteti që më herët paralajmëroi se do të parashtrojnë ligj të ri për lojërat e fatit i cili, siç theksuan, do të jetë shumë më i rreptë, me çka gradualisht do të zgjidhet problemi i zgjerimit të hapjes së lojërave të fatit.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments