Gjykimi për rastin “TALIR” e PSP-së është anuluar për më 2 Prill përshkak të mungesës së palës mbrojtëse të subjektit Juridik VMRO-DPMNE, kjo gjë e ka mllefosur gjykatësin e rastit.
Gjykatësi Osman Shabani ka paralajmëruar se në të ardhmen kësi lloj anulimesh të seancave nuk do të pranohen.
“Ju paralajmëroj, që ti planifikoni angazhimet. I dini terminët. Nuk do të pranoj anulime të reja për asnjë shkak. Secili anulim i seancave do të sanksionohet, vetëm fuqi mbinatyrore mundet ti anulojë”,- ka deklaruar gjykatësi Shabani