Pas shtatë ditëve, jemi të obliguar t`i parashtrojmë pyetjet e vërteta që imponohen dhe për të cilat, fatkeqësisht, nuk ka përgjigje nga institucionet publike sidomos nga Prokuroria dhe MPB-ja – thonë nga LSDM-ja.
Socialdemokratët druajnë se hetimi do të jetë selektiv dhe shtrojnë, sic thonë, pyetje legjitime për Prokurorin Kocevski dhe Ministrin Toshkovski.
MARTIN KOSTOVSKI – LSDM
“A është e vërtetë se asnjë nga komandantët, inspektorët dhe udhëheqësia e Byrosë për Siguri Publike në Policinë e Koçanit dhe Shtipit, të cilët patjetër të dinin se çfarë ndodh, nuk janë në paraburgim? Nëse dhe kundër kujt prej tyre zhvillohen hetime. Nëse jo, si është e mundur që të mos hetohen persona që atë natë kanë qenë në pozita me përgjegjësi, me detyrë, autorizime të reagojnë – por nuk e kanë bërë këtë? A është e vërtetë se 7 punonjës në MPB, që momentalisht janë në paraburgim, nuk kanë qenë në funksione në ditën e zjarrit në diskotekë?
Socialdemokraët thonë se nga xhirimet shihet se policia natën kritike ka qenë në atë objekt. Sipas tyre, kjo do të thotë se kanë patur njohuri për ngjarjen, por nuk e kanë siguruar në mënyrë adekuate.
MARTIN KOSTOVSKI – LSDM
“Me këtë shtrohet pyetja, nëse të gjithë kompetentët në MPB atë natë kanë kanë bërë vepër penale me mos veprim? A janë përjashtuar nga përgjegjësia kryeshefa e komandantë policie që atë natë ishin në detyrë. Nëse hetimet në vazhdim nuk I përfshinë ata, LSDM-ja me ekipin e tij juridik do të dorëzojë kallëzime përkatëse”
Nga ana tjetër, partia “E Majta” përmes një press-konference thotë se tragjedia në Koçanë nuk ndodhi nga zjarri por për shkak të dështimit total të sistemit duke drejtuar gishtin tek policia. Kërkojnë përgjegjësi nga krerët e MPB-së.
AMAR MECINOVIQ – “LEVICA”
“Grupi parlamentar i “Levicës” kërkon nga Ministri I Brendshëm, Pance Toshkovski, që të dorëhiqet në 7 ditët e ardhshëm. Pas skadimit të 7 ditëve, Grupi Parlamentar I “Levicës” do të dorëzojë interpelancë në Kuvend për Ministrin Toshkovski”
“Levica” thotë se kanë indikacione për lëshime sistematike dhe strukturale në shëndetësi që do të bëhen publike më vonë, sic thanë, duke respektuar momentalisht ndjeshmërinë e rastit.