E pyetur për hetimet që po zhvillohen në lidhje me parregullsitë në Lotarinë Shtetërore, ku si të dyshuar janë të përfshirë ish-funksionarë të lartë, ambasadorja amerikane, Angela Aggeler tha se nuk mund të komentojë pasi nuk është pjesë e hetimeve të brendshme.
“Nuk mundem. Nuk jam pjesë e asnjërit prej proceseve të hetimeve të brendshme në këtë shtet”, tha Aggeler.