2.7 C
Tetovo
E diel, 1 Dhjetor, 2024
BallinaLajmeHetim për shtetasin e Maqedonisë! Për 3000 euro ka dashur të luftojë...

Hetim për shtetasin e Maqedonisë! Për 3000 euro ka dashur të luftojë për Rusinë në luftën në Ukrainë

Padi penale është ngritur kundër shtetasit të Maqedonisë, me iniciale J.K. për pjesëmarrje në luftë të një vendi të huaj, shkruan TV21. Sipas hetimit J.K. përmes internetit ka kontaktuar me një rekrutues të luftës ruse, i cili i ka ofruar 3000 euro për t’u kyçur në formacionet ushtarake në Ukrainë. Më 5 tetor të këtij viti, ai ka udhëtuar nga Shkupi në Beograd për në Moskë, ku ka qëndruar një javë, për t’u njohur me procedurat për rekrutim, që përfshin kontrolle mjekësore dhe nënshkrimin e kontratës për punë.

Pas kthimit në Maqedoni më 11 tetor 2024, autoritetet e kanë marrë në pyetje, pas çka i ka konfirmuar përpjekjet e tij për rekrutim. Më 29 nëntor është kryer kontroll në shtëpinë e tij, janë marrë prova për analizë forenzike, ndërsa J.K. është privuar nga liria dhe i është shqiptuar arrest shtëpiak në kohëzgjatje prej 30 ditëve./tv21.tv

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments