2.7 C
Tetovo
E enjte, 21 Nëntor, 2024
BallinaLajmeHetim dhe paraburgim për dy persona nga Tetova, dyshohen për vrasje të...

Hetim dhe paraburgim për dy persona nga Tetova, dyshohen për vrasje të kryer në vitin 2013

Prokuroria themelore publike në Tetovë ka lëshuar urdhër për zhvillimin e procedurës hetimore ndaj dy personave tani 41 vjeçarë të fshatit Poroj, nga të cilët i pari dyshohet drejtpërdrejt për vepër penale – Vrasje nga neni 123 paragrafi 1 i Kodit Penal e kryer në vitin 2013, ndërsa tjetri e ka ndihmuar në ekzekutimin e vrasjes dhe ka qenë bashkëpunëtor në – Prodhim, posedim, ndërmjetësim dhe tregtim të paautorizuar të armëve apo lëndëve shpërthyese nga neni 396 paragrafi 5 në lidhje me paragrafin 3 të Kodit Penal..

I dyshuari i parë, më 12 tetor 2013, në dalje nga fshati Pirok, me paramendim i ka marrë jetën një personi nga Tetova për shkak të keqkuptimeve të pazbardhura paraprake. I dyshuari i dytë ka vënë në dispozicion veturën e tij dhe të dy së ​​bashku kanë marrë një pushkë automatike, e cila është e ndaluar për qytetarët.

Pasi janë takuar me viktimën, i dyshuari i parë menjëherë ka filluar të shtijë, ka shtënë disa plumba, duke i shkaktuar lëndime trupore me armë zjarri të cilave viktima nuk ka mundur tu mbijetojë. Dy të dyshuarit janë larguar.

Prokurori publik kompetent i ka dorëzuar gjyqtarit të procedurës paraprake propozim për caktimin e masës së paraburgimit për të dy. Sipas vendimit të miratuar, për të dyshuarin e parë masa e paraburgimit hyn në fuqi menjëherë, ndërsa për të dyshuarin e dytë, i cili është në arrati, masa e paraburgimit do të fillojë të zbatohet pas zbulimit dhe privimit nga liria.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments