Shkëndija U-18 e drejtuar nga Taxhedin Kasami ka shkatërruar në transfertë skuadrën e Pobedës në xhiron e dytë të kampionatit shkruan Tetovasot.
Heroi i ndeshjes ishte edhe kësaj here Hisar Ali duke shënuar tre gola në fitoren e thellë 5:1 .
Dy golat tjerë i kanë shënuar Albion Musliu dhe Herodian Hiseni.
Në stilin e Kampionit kjo gjeneratë e artë e Shkëndijës kanë nisur në mënyrë të shkëlqyer edhe këtë sezon .Vitin e kaluar ata morrën kurrorën e dyfishtë duke u shpallur kampion dhe duke marrë trofeun e Kupës.Tetovasot