Pas raportimeve në media, zyrtarët amerikanë kanë vënë në dyshim pretendimin për helmimin e manjatit rus, Roman Abramoviç dhe dy negociatorëve ukrainas.
Tre burrat, përfshirë Abramoviç shfaqën simptoma si skuqje të syve dhe dhimbje shpimi në duar dhe fytyrë.
Madje, gazeta britanike “The Guardian” shkruan se Abramoviç humbi shikimin për disa orë dhe është trajtuar në Turqi.
Por, zyrtarë amerikanë thanë të hënën se “shërbimet inteligjente thonë se simptomat janë nga mjedisi dhe nuk bëhet fjalë për helmim”, raporton “Sky News”.
Një negociator ukrainas thotë se të gjithë anëtarët e ekipit po punojnë normalisht dhe gjithashtu mësohet se dhe Abramoviç po vazhdon punën si negociator.© SYRI.net