20.2 C
Tetovo
E shtunë, 3 Maj, 2025
BallinaLajmeHekurudha Maqedoni-Bullgari Karaxhov, Nikolloskit: Tregon përralla për natë të mirë

Hekurudha Maqedoni-Bullgari Karaxhov, Nikolloskit: Tregon përralla për natë të mirë

Autoritetet bullgare përsëri po e pyesin ministrin e Transportit Aleksandar Nikolloski nëse do ta nënshkruajë marrëveshjen paraprake që ia dërguan në dimër për hekurudhën e Korridorit 8 dhe ndërtimin e tunelit kufitar.

Kjo vjen pasi Nikolloski kohët e fundit akuzoi Bullgarinë se nuk donte të ndërtonte hekurudhat dhe se i kishte dërguar 15 mesazhe Sofjes zyrtare, të cilave prej atje nuk iu përgjigjën.

Homologu i tij bullgar, Grozdan Karaxhov, theksoi se binarët ekzistues në anën bullgare lejojnë që treni të lëvizë deri në 80 kilometra në orë, dhe tani projektohet linja për vitin 2032, gjë që do të mundësojë që treni të lëvizë deri në 160 kilometra në orë. Megjithatë, siç shtoi ministri bullgar Karaxhov, pyetja është nëse ky tren do të përfundojë përpara tunelit.

“Kam ndjenjë se këto janë përralla nga Maqedonia për natë të mirë, sepse derisa Nikolloski flet për këto punë, treni tashmë ka kaluar nëpër Pernik, Radomir, ka arritur në Qystendil, dhe prej atje është ndalur në stacion e fundit në Gjueshevë për ta pritur trenin maqedonas të vijë”, theksoi Grozdan Karaxhov, ministër i Transportit i Bullgarisë.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments