Kryeministri Albin Kurti mëngjesin e së martës ka vizituar komunën e Gjilanit, ku është pritur në takim nga kreu i komunës Lutfi Haziri.
Haziri e falënderoi Kurtin për vizitën si dhe do ta njoftojë atë për gjendjen dhe masat e marra në luftën kundër Coronavorusit.
Kurti në këtë vizitë është i shoqëruar nga ministrja e Administrimit të Pushtetit Lokal, Emilia Rexhepi dhe ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia.
Takimi po mbahet në Qendrën Operative Emergjente te kampusi i shkollave të mesme.
![](https://telegrami.mk/wp-content/uploads/2020/04/takim-kurti-aziri-1024x768.jpg)
![](https://telegrami.mk/wp-content/uploads/2020/04/kurti-e-lutaaaaa-1024x768.jpg)