6.9 C
Tetovo
E mërkurë, 27 Nëntor, 2024
BallinaLajmeHaziri: Babai i 26 vjeçarit ka qenë në aeroport, s’e kanë lejuar...

Haziri: Babai i 26 vjeçarit ka qenë në aeroport, s’e kanë lejuar ta takojë djalin

26 vjeçari, Agon Musliu humbi jetën dje në mënyrë tragjike tek Qendra e Studentëve e cila tash e sa kohë është shndërruar në karantinë.

Lajmi për vdekjen e tij ishte shokues për të gjithë, por padyshim edhe më tepër për familjarët dhe komunën e Gjilanit, prej nga edhe ishte ai.

Lidhur me këtë, kryetari i komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri ka mbajtur sot një konferencë për media ku kërkoi nga organet e hetuesisë që të kryejnë të gjitha hetimet e nevojshme për të zbardhur rastin, transmeton Indeksonline.

Haziri tha se Gjilani ka përjetuar një tragjedi tjetër me vdekjen e 26-vjeçarit.

“Dje edhe sot Gjilani po kalon nëpër tragjedi të paimagjinueshme, dhimbja e madhe me rastin e njoftimit se një djalë i ri nga komuna jonë I cili është kthyer nga Gjermania, ai është njohur. Kërkojmë nga organet e hetuesisë ta hetojnë rastin deri në fund, t’i japim qetësi familjes duke e zbardhur rastin. Ia kemi obligim çdo njërit që është prekur nga kjo situatë”, ka thënë Haziri.

I pyetur nëse familjarët kanë kërkuar që i riu të izolohej në shtëpi, Haziri tha se babait të 26-vjeçarit nuk i është lejuar ta takojë atë.

“Definitivisht, vetë fakti se mënyra e organizimit të kthimit ka qenë përmes institucioneve të Kosovës, Komuna e Gjilanit i ka bërë kërkesë ambasadës së Kosovës në Berlin, ambasada ka reaguar dhe ka organizuar kthimin me aeroplanin e parë. I kemi plotësuar gjithë dokumentacionin e nevojshëm për këtë rast që ka qenë me prioritet, por në Prishtinë iu është nënshtruar rregullave të Prishtinës, mandej ne s’kemi pasur mundësi tjetër. Babai i djalit ka qenë në aeroport, ka kërkuar ta takojë djalin, por nuk e kanë lejuar”, tha Haziri.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments