Ish Komandanti i Brigadës 112 ” Mujdin Aliu” , atdhetari Hazbi Lika, me bashkëpunëtorë, me homazhe pranë varreve të heronjve e dëshmorëve të UÇK-së, kanë shënuar Ditën e Dëshmorëve.
Lika ka shkruar se “Kjo dhe shumë ditë të tjera, na kujtojnë se liria dhe të drejtat e popullit shqiptar kanë ardhur si rezultat i sakrificave dhe devotshmërisë të heronjve tanë të cilit ishin sypatrembur përballë çdo lufte”.
Postimi i plotë i z. Lika:
Sot shënuam 5 Majin-Ditën e dëshmorëve të kombit duke filluar prej në Sellcë. Vazhduam nderimet tona në Llacë, Xhepçisht, Kompleksin Memorial dhe Bustin e Mujdin Aliut në Poroj dhe në Drenovec.
Kjo dhe shumë ditë të tjera, na kujtojnë se liria dhe të drejtat e popullit shqiptar kanë ardhur si rezultat i sakrificave dhe devotshmërisë të heronjve tanë të cilit ishin sypatrembur përballë çdo lufte.
Le të nderojmë të rënët e luftës duke respektuar dhe mbrojtur vlerat që ata deshën të ndërtojnë.
LAVDI!


