Presidenti i vendit, Hashim Thaçi ka reaguar për rastin ku truprojat e tij arrestuan dhunshëm një qytetar i cili iu referua atij si ‘O hajn, o hajn’.
“Nuk e kam parë videon e incidentit, por mund të them se duhet marrin fund provokimet e Kurtit dhe njerëzve të tij ndaj personaliteteve publike dhe bartësve të institucioneve prandaj toleranca do të jetë zero, s’do të tolerohet të fyejë cenojë apo pretendojë kërcënime fizike. Mendoj se njerëzit të cilët kanë kryer punën e tyre, e kanë kryer në mënyrë profesionale të saktë dhe të përkryerë. Është sjellje në përputhshmëri me përgjegjësinë që kanë askush s’ka të drejtë të cenojë apo sulmojë as presidentin as askënd. Mendoj se ishte provokim dhe synim për të cenuar presidentin dhe institucionet e vendit, për t’u futur dhunshëm brenda hapësirës për ku mbahej konferenca për shtyp”, tha Thaçi “Kurti duhet ketë parasysh e s’do të lejohet të cenojë apo provokojë, toleranca do të jetë zero. Pretendimet e tilla çka t’i tolerojmë? Në asnjë rrethanë. Ai që pretendon me të godit, unë jam me godit i pari. Ky banditizëm i Kurtit duhet të marrë fund përgjithmonë. Mos të manipulohet me njerëzit. Duhet të mësohet se nuk tolerohet, ka marrë fund kur kemi qenë të amnistuar. Ka marrë fund tolerimi, ku është hedh gaz lotsjellës anej këndej. Për këtë arsye unë do t’ua tregojë vendin. S’ lejohet cenim i institucioneve”, shtoi Thaçi.