7.7 C
Tetovo
E enjte, 28 Nëntor, 2024
BallinaLajmeHashim Thaçi: Kosova është e përgatitur për dialogun me Serbinë dhe pret...

Hashim Thaçi: Kosova është e përgatitur për dialogun me Serbinë dhe pret marrëveshje deri në fund të vitit

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, sot në konferencë për media u shpreh mirënjohës për heqjen e çdo preteksti që Serbia shfrytëzuar për t’i ikur çështjes së dialogut. “Nuk kemi çka të hezitojmë, është rrugëtim i sigurte, do të përmbyllet sipas vullnetit të qytetarëve të vendit”, u shpreh presidenti dhe shtoi se duhet të ketë lëvizje në këtë drejtim, që Kosova të anëtarësohet në organizata ndërkombëtare, shkruan rtv21.tv Thaçi tha se Kosova është gati dhe se do të punojnë në këtë drejtim, që siç tha ai, “të jemi sa më unikë dhe të bashkuar”. I pari i vendit deklaroi më tutje se Kosova do të punojë në implementimin e marrëveshjeve që janë arritur në fillim të këtij viti, për linjën ajore Prishtinë-Beograd, për autostradën që e lidhë Kosovën me Serbinë dhe linjat e tjera hekurudhore. Ai potencoi vendimet e  fundit të qeverisë menjëherë u mirëpritën nga SHBA-të. Presidenti shtoi se demarkacioni, taksa dhe reciprociteti i kanë kushtuar shumë Kosovës, si dhe sipas tij, kanë ndikuar në imazhin e vendit në rrafshin ndërkombëtar. Ai shtoi me tutje se të gjitha të arriturat, Kosova i ka falë mbështetjes së SHBA-ve./21Media

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments