10.6 C
Tetovo
E hënë, 25 Nëntor, 2024
BallinaLajmeHartohet ligj i ri për legalizimin ndërtimeve pa leje

Hartohet ligj i ri për legalizimin ndërtimeve pa leje

Qytetarët që kanë ndërtuar objekte të paligjshme, për t’i legalizuar ato, do të duhet të paguajnë çmim dy herë më të lartë për shërbimet komunale, sesa që duhej fillimisht të paguajnë. Por, nëse objekti i ndërtuar në mënyrë të paligjshme nuk përputhet me Planin Urbanistik të Komunës, atëherë ndërtimi i paligjshëm do të prishet. Këto janë propozim-rregullat e reja për legalizimin e objekteve të ndërtuara të paligjshme. Përfaqësuesit e Ministrisë së Transportit dhe Lidhjeve dhe një ekip prej pesë kryetarëve të komunave do të përgatisin zgjidhjen e re ligjore. Sipas kryetarit të Shkupit, Petre Shilegov, duhet të jetë më e drejtë dhe më e mirë se ajo më parë, kur ndërtimet ilegale u legalizuan për një euro për metër katror.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments