2.5 C
Tetovo
E enjte, 21 Nëntor, 2024
BallinaLajmeHaradinaj: Habitem me Limajn e Veselin pse kaq shpejt pranuan kushtet e...

Haradinaj: Habitem me Limajn e Veselin pse kaq shpejt pranuan kushtet e Serbisë. Thaçi i ka bërë dëm Kosovës, po nxit presion për taksën

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka thënë se presidenti i vendit, Hashim Thaçi, është ai që po i rritë presionet për heqjen e taksës te ndërkombëtarët, raporton Ekonomia Online.

“Këto janë produkt i Prishtinës yryshja e tyre me thanë rrite presionin se ka me u heqë taksa për shkak që kanë hy në obligim të keq me Vucicin. Presidenti Thaçi dhe njerëzit rreth tij po thonë me rritë presionin me idenë për një proces që mund të jetë i dëmshëm për Kosovën”, tha Haradinaj.

Madje Haradinaj, tha se presidenti i ka bërë dëme të mëdha Kosovës duke kërkuar edhe avancime drejtë ndarjes së Kosovës.

“Shumë e dua presidentin. Presidenti i kë bërë dëme të mëdha vendit me idetë e tij lidhur me dialogun dhe avancimet me ndarje të Kosovës. Serbia ka provuar me na ndalë në të gjitha temën që jemi sot sikur të ishim unik edhe Amerika e Evropa na kishin respektua”, shtoi Haradinaj.

Sipas kreut të ekzekutivit, Bondsteeli, nuk do largohet për shkak të vendimit për taksë.

“Amerika është garant u sigurisë dhe paqes më gjithë globin vendimet që janë fol si kërcënim për Bondsteel janë të hershme sepse një vendim i tillë mund të merret por jo për arsyen e taksës. Të gjitha argumentet që është vendos taksa agresiviteti i Serbisë dhe nëse për njohje ekzistojnë taksa mbetet deri në njohje të Kosovës”, tha Haradinaj,

Sipas Haradinaj, dëshira për tu bërë pro amerikan nuk i ndihmon vendit tonë.

“Vrapimi për me u bo pro amerikan duke e heqë taksën nuk na ndihmon shumë. Ne jemi nisë me qenë shtet dhe nuk ka kthim mbrapa. Unë habitna edhe me kryeministrin Mustafa e presidentin Thaçi e Veselin pse kaq shpejtë ata po pranojnë kushtet të Serbisë”, tha Haradinaj.

Këto komente, Haradinaj i bëri në akademinë përkujtimore kushtuar akademikut të ndjerë, Idriz Ajeti.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments