17.2 C
Tetovo
E premte, 4 Tetor, 2024
BallinaLajmeHaraçina ende pa kanalizim, Ibrahimi në prani të Mexhitit: S’po kërkojmë parqe...

Haraçina ende pa kanalizim, Ibrahimi në prani të Mexhitit: S’po kërkojmë parqe e ringishpill, jo bre, gjëra elementare po kërkojmë

Haraçina në vitin 2024, ende pa kanalizim. Kryetari i kësaj komune, Ridvan Ibrahimi në prani të ministrit të Ambientit dhe Planifikimit Hapësinor, Izet Mexhiti, kërkoi ndihmë nga qeveria, përcjell TV21. Ibrahimi thotë se këtë problem nuk mund ta zgjidh vetëm komuna.

“Problemet e kanalizimit dhe ujësjellësit nuk ngelin vetëm në Haraçinë, dmth ato barten në komuna të tjera, siç e përmenda, zona industriale më e fuqishme në shtetin tonë, të përfundoje në ujërat e zeza të komunës së Gazi Babës dhe Haraçinës, kjo nuk duhet të lejohet. Bëjë thirrje urgjente që qeveria të ndajë mjete për këto se janë gjëra elementare. Nuk po flasim, nuk po kërkojmë ne këtu parqe dhe ku e di unë ringishpill, jo bre, gjërat elementare, për deri sa mungojnë këto, mendoj se është e pahijshme të flasim për gjëra tjera”, tha mes tjerash Ibrahimi.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments