Kandidati i cili u la i vetëm nga liderët e VLEN-it, Haqim Ramadani kandidati për komunën e Bërvenicë, theksoi se ai nuk kam gabuar asgjë ndaj as zotëri Kasami e as zotëri kryeministrit, unë falje kërkoj vetëm ndaj qytetarëve.
Tani për rrethin e dytë, Haqim Ramadani i bashkoi edhe slloganet e dy koalicioneve të VLEN dhe AKI-së. Megjithatë, bëri thirrje që asnjëri nga përfaqësuesit politik të mos jenë prezent në tubimin përmbyllës që do e mbaj të premten.
Haqim Ramadani, sqaron se kauza e tij do të dal mbi partitë politike dhe se zotohet që do të jetë kryetar i të gjithë qytetarëve të kësaj komune.
“Unë nuk kam gabuar asgjë ndaj as zotëri Kasami e as zotëri kryeministrit, unë falje kërkoj vetëm ndaj qytetarëve, të cilët më njohin dhe më dinë, ndërsa mendoj që fushata ime në aspekt të dy liderëve politik nuk kam gabuar aspak për arsye se unë nuk bëj politikë të madhe. Unë sot përfaqësoj vetëm banorët e Komunës së Bërvenicës dhe shfrytëzoj rastin që të thirri të gjithë liderëve të partive politike shqiptare e maqedonase që mos të keqpërdorin Komunën e Bërvenicës për kalkulime për komunat urbane sepse për ne Bërvenica është shumë më e rëndësishme se të gjitha të tjerat”, tha Ramadani.
Haqim Ramadani thotë se gjatë vizitave në diasporë ka marr premtimin se mërgimtarët do të vijnë të dielën për shfrytëzuar të drejtën e tyre qytetare në vendlindje, aty ku sipas tij, investojnë kursimet si remitanca.
