- Kandidati i VLEN-it për komunë e Bërvenicës, Haqim Ramadani, i ka reaguar kryeministrit Hristijan Mickoski, pasi ky i fundit tha se me veprimet e tij, Ramadani po rrezikon kandidatët e VLEN-it në raundin e dytë të zgjedhjeve, duke shtuar se i njëjti do të shkarkohet nga pozita e drejtorit pas përfundimit të zgjedhjeve lokale.Ramadani ka thënë se ai nuk e jep komunën për asnjë cmim dhe se do ta mbroj cdo banorë të komunës pa marrë parasysh etninë.
- Reagimi i plotë:
- Nderi, morali dhe dinjiteti vlejnë më shumë se çdo post publik.
- Kam punuar 17 vite në Komunën e Bërvenicës – një komunë multietnike, ku jetojnë e veprojnë qytetarë të të gjitha komuniteteve.
- Të gjithë ata që më njohin, e dinë mirë se kush jam dhe çfarë personi jam.
- Nuk më intereson çfarë thonë portalet për klikime e provokime e sidomos infomax që e nisi këtë provokim për kalkulime nëpër komuna tjera.
- Me rëndësi është të jesh i pastër me veten, sepse mënyra si e transmetojnë mediat është diçka tjetër.Nuk e jap komunën time për asnjë çmim do të mbroj çdo banorë të komunës time qofshin Shqiptar, Maqedon dhe popujt tjerë që jetojnë në komunën e Bërvenicës.
Respekt për diasporën që më respektoj dhe më mikpriti në mënyrën më të mirë të mundëshme.
Bizneset e vogla dhe ato të mesme nuk do kishin mund të egzistojn në qoftëse vllezërit tanë nga diaspora nuk ndërtojn shtëpi.
Pandemija Covid 19 ishte argumenti më i fort ku për një vjet që nuk erdh mergata jonë bizneset tona dhe të gjithë ne ishim para kolapsit.
Përveç parave që investojnë në komunën tonë, me dy nëntorë do investojn edhe me votë për vendlindjen e tyre
