1 C
Tetovo
E shtunë, 30 Nëntor, 2024
BallinaLajmeHapja e aeroporteve në Maqedoninë e Veriut, këto janë rregullat e reja

Hapja e aeroporteve në Maqedoninë e Veriut, këto janë rregullat e reja

Pasagjerët do të duhet të arrijnë në aeroport të paktën tre orë para fluturimit të tyre, të mbajnë maskë mbrojtëse në çdo moment, të ruajnë distancën fizike dhe të kenë kujdes të shtuar në higjienë personale, këto janë disa nga rregullat e reja të udhëtimit, që priten të zbatohen pas 1 korrikut në Aeroportin Ndërkombëtar të Shkupit dhe Aeroportin e Ohrit, informon Alsat.

Të dy aeroportet në vend janë mbyllur që nga 16 dhe 19 marsi si pjesë e masave për të parandaluar përhapjen e Covid-19.

Siç njoftojnë nga stafi menaxhues i Aeroportit të Shkupit, për fluturime, hyrja e vetme e hapur për udhëtarët do të jetë hyrja “Departures C”, ku para se të hyjnë, secili pasagjer do të duhet të vendos maskë mbrojtëse, duhet të tregojë biletën e aeroplanit (të shtypur ose në telefon) dhe më pas të kalojë në vendin e posaçëm për dezinfektim të këpucëve dhe të dezinfektojë duart në vendet speciale për dezinfektim pa kontakt të vendosura në hyrje të ndërtesës.

Pastaj udhëtarëve do të iu matet temperatura trupore përmes kamerave termale, dhe vetëm nëse nuk kanë temperaturë të lartë trupore do të mund të kalojnë drejt sporteleve për regjistrim-vetëregjistrim.

Është e ndaluar ulja pranë njëri-tjetrit në karriget e pritjes në aeroport. Pasagjerët do të duhet të ulen komfor distancës së parashikuar dhe për këtë qëllim shërbimet e Aeroportit tashmë kanë shënuara vendet e ku mund të ulen udhëtarët.

Kur të largohen nga ndërtesa e Aeroportit, përpara se të hyjnë në korridor, respektivisht në urën për të kaluar në aeroplan, pasagjerët do të duhet të dezinfektojnë sërish duart.

Shërbimet e Aeroportit të Shkupit njoftojnë se në ndërtesën e Aeroportit do të mund të futen vetëm udhëtarët, gjegjësisht hyrja e familjarëve ose personave që presin ose përcjellin udhëtarët do të jetë e ndaluar.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments